Kryetari Latifi, ka nënshkruar një marrëveshje të bashkëfinancimit me MMPH-në 

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar një marrëveshje të bashkëfinancimit me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi. Sipas kësaj marrëveshjeje, MMPH bashkë me Komunën e Rahovecit do të financojnë projektin e trajtimit të shtretërve të lumenjve dhe përrockave, thënë më saktë, për bashkëfinancimin e projektit: “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave”, i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 60 mijë euro, për vitin buxhetor 2019. Ky projekt ka për qëllim parandalimin e vërshimeve në lumin që lidh Krushën e Madhe dhe Celinën, ku shkaktohen vërshime, siç ishte rasti me ato që i përjetuam në vitin e kaluar. Me projekte si ky, e në bashkëpunim me ministritë në vazhdimësi synojmë që të punojmë në të mirën dhe zhvillimin e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …