Vazhdojnë përgatitjet për organizimin e ushtrimit fushor Ujku 02/19

Gjatë ditës së sotme zyrtarët Hasan Përboqi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit, së bashku me ushtarët e batalionit të dytë të udhëhequr nga Ali Haxhimustafa, zëvendës komandant i batalionit të dytë dhe drejtor i ushtrimit Ujku 02/19, Fazli Morina komandant i Policisë në Rahovec, Jusuf  Korenica drejtor i QKMF-së “Dr.Fahredin Hoti” zjarrfikësit dhe zyrtar të agjencioneve të tjera, kanë vizituar disa vende në komunën e Rahovecit ku pritet të mbahet ushtrimi fushor Ujku 02/19. Ushtrimi fushor Ujku 02/19,  është paraparë të organizohet me 25, 26 dhe 27 Qershor 2019 dhe një ushtrim si ky, do të mbahet për herë të parë në komunën e Rahovecit. Ushtrimi do të organizohet në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së komunës, duke përfshirë Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe agjencioneve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …