Në 20 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori i kombit Mejdi Korrani

Në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale në Viti, Organizatave të dala nga Lufta, subjekteve politike, mekanizmave të sigurisë, bashkëqytetar të dëshmorit nga Pozherani dhe qytetarë të tjerë, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e tij në varrezat e dëshmorëve në Viti. Përvjetori i rënies së dëshmorit Mejdi Korrani, është duke u përkujtuar me një varg aktivitetesh të shumta sportive, ndërkohë që do të mbahet edhe një Akademi përkujtimore në Pozheran.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …