Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherit e bija e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re. Siç raporton Top Channel, emri i partisë së re do të jetë Bindja Demokratike, ndërsa pjesë e saj do të jenë edhe ish-zyrtarë të Partisë Demokratike. Konfirmohet se pjesë e partisë së Rudina Hajdarit do të jetë edhe Astrit Patozi. Vetëm ditë më parë Hajdari së bashku me një tjetër deputet krijoi Grupin Parlamentar Demokrat pasi shkrirjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …