Kryetari Jashari ka pritur në takim një delegacion me prejardhje shqiptare, nga Komuna e Osmangazit të Turqisë

Edhe pse të lindur dhe të rritur në Turqi, kanë mundur ta ruajnë gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare, duke e mbajtur të gjallë edhe lidhjen me vendlindjen e të parëve të tyre. Kryetari i komunës Skenderajt Bekim Jashari ka pritur në takim një delegacion i gjithi me prejardhje shqiptare, nga Komuna e Osmangazit të Turqisë, i udhëhequr nga Bajram Këlëç, anëtar i porsazgjedhur i Asamblesë, dhe përfaqësuesit e Shoqatës Kulturore “Kosova dhe Shkupi H-1999 Bursa”. Pa pasur nevojë për përkthim, kanë diskutuar për mundësitë që ofron Skenderaj, sa u përket investimeve të shtetit turk. Do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe do të vihemi në dispozicion të të gjithë investitorëve të shtetit mik të Kosovës, që një pjesë e kapitalit të tyre të investohet edhe në Skenderaj, ka thënë Kryetari jashari. Vizita në Skenderaj përfundon me lutje për dëshmorët e kombit dhe vizitën te Kulla e Rezistencës në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …