Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili thotë se zgjedhjet janë të pashmangshme por nuk e di se kur do të mbahen ato

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i cili njëherësh është edhe ministër i Shëndetësisë, e sheh të pashmangshme mbajtjen e zgjedhjeve, por thotë se nuk e di kur do të mbahen ato. Ai thotë se partitë politike duhet të jenë të gatshme për zgjedhje, kurdo që mbahen ato. Ismaili tha se PDK-ja është partia kryesore në vend me trupë elektorale më të gatshme për të marrë përgjegjësi dhe kjo sipas tij i gëzon ata si PDK që të jenë në rrugën e drejtë edhe për të revitalizu PDK-në dhe për të marrë përgjegjësi tjera. Ai thotë se pjesëmarrja prej 41 mijë vetë në procesin zgjedhor në PDK tregon se njerëzit PDK-në e shohin si shpresë dhe realizim i transformimeve që mund të ndodhin dhe priten të ndodhin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …