leoni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kujton 111 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe

Die Welt: Edhe pse Haradinaj mohoi ekzistencën e një drafti të konferencës, kancelarja Merkel synon ripërcaktimin e kufijve në rajon

Edhe pse kryeministri, Ramush Haradinaj mohoi ekzistencën e një drafti konkluzionesh të konferencës, gazeta  “Die Welt” shkruan se kancelarja gjermane ka një synim të qartë dhe ai është ripërcaktimi i kufijve në rajon. Shqetësimi për një nga rajonet më të pastabilizuara të Europës është konstante e politikës së jashtme të Merkelit. Që nga fillimi, ajo ndoqi një politikë konsekuente në Ballkan. Berlini e kuptoi vonë se, Vuçiç, me një fushatë të zgjuar ia doli të bënte për vete, për idenë e këmbimit të territoreve, të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, një liberale e majtë. Një ndarje e plotë mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk mund të arrihet. Çdo ndryshim kufijsh do të çonte në një debat të ri për ndryshime të tjera, në akte kërcënuese, armatim, e në rastin më të keq edhe në luftë. Por, a është Merkeli aq e fortë sa t’i japë fund debatit për kufinj të rinj? “Përgjigjen për këtë do ta japë takimi të hënën”, thotë “Die Welt”. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi përpara samitit se nuk mund të ketë dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku-Sadriu: Qeveria Kurti po kthehet në simbol të korrupsionit, dëm epokal për vendin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka akuzuar qeverinë Kurti për veprime jo kushtetuese dhe keq …