Përkujtohen dëshmorët Afrim Behrami, Ismet Osmani dhe Xhevdet Dobrani

Drejtorët e Komunës së Skenderajt, familjarët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë  homazhe te varrezat e dëshmorëve Afrim Behrami, Ismet Osmani dhe Xhevdet Dobrani, në Kompleksin e Dëshmorëve në Izbicë, në kujtim të 20-vjetorit të rënies së tyre dëshmorë.

Dëshmorët e kombit janë përkujtuar me respekt të lartë, për sakrificën e tyre në luftën e shenjtë të UÇK-së dhe popullit shqiptar të Kosovës, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …