Për Junikun e pastër dhe ekologjik

Komuna e Junikut vazhdon angazhimin dhe dinamizimin e punëve me synim të arritjes së qëllimit për Junikun e pastër dhe ekologjik, duke shërbyer në mbrojtje të natyrës, ruajte dhe mirëmbajtje të trashëgimisë natyrore. Komuna e Junikut ka krijuar një frymë të mirë bashkëpunimi me qytetarët me synimin që Junikun të shndërrohet në vend 100% të pastër. Gjatë tërë ditës së enjte ekipa ka qëndruar në teren duke identifikuar dhe pastruar hapësira të ndotura, aksioni ka shërbyer edhe si aktivitet sensibilizues për mbrojtje të ambientit, e që i gjithë komuniteti duhet të jetë i kujdesshëm ndaj hapësirave publike duke mbrojtur e mirëmbajtur ambientin, në të kundërtën ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm do të shqiptohen gjoba sipas UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 06/2018 PËR NDËSHKIMET ME GJOBA MANDATARE.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …