Gashi: Rruga “Marin Barleti” në Prizren do të revitalizohet dhe do të investohen mbi 2 milion euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim drejtuesit e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, me ç’rast ka pranuar projektin për rivitalizimin e rrugës “Marin Barleti”. “Projekti “Revitalizimi dhe Integrimi Socio-Ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren” është një projekt ambicioz dhe tepër i rëndësishëm për qytetin e Prizrenit, pasi që ngërthen në vete trajtimin e 14 ndërtesave të banimit të cilat fatkeqësisht nuk janë në gjendjen e dëshirueshme”,  ka theksuar ministri Gashi gjatë këtij takimi. “Edhe përkundër faktit që zbatimi i këtij projekti paraqet një ngarkesë buxhetore për MKRS-së, ai do të zbatohet në përpikëri, në respektim të standardeve të larta profesionale dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi”,  është shprehur Gashi. Hartimi i projekti në fjalë “Revitalizimi dhe Integrimi Socio-Ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren” ka filluar që nga viti 2017 dhe është trajtuar ne mesin e disa prioriteteve tjera qe ka pasur  ministria. Procesi i hartimit të projektit është koordinuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe organizata EC Ma Ndryshe. I njëjti është financuar nga MKRS-ja, në vlerë prej 50 mijë eurosh si dhe është mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe komuna e Prizrenit. Ministri Gashi ka thënë se ky projekt hap rrugët për investime mbi 2 milion euro  në këtë lagje të rëndësisë së veçantë për qytetin e Prizrenit. Me këtë rast ministri Gashi falënderoi institucionet për përkushtim dhe angazhimin maksimal si dhe të gjitha palët e involvuara, përfshire këtu dhe pronarët e ndërtesave të lagjes të cilët siç tha ministri treguan gatishmëri për t’u bërë palë në këtë proces tejet të ndërlikuar por shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tyre por edhe të qytetit të Prizrenit. “Rruga ‘Marin Barleti’ zë pjesën kyçe të Qendrës Historike të Prizrenit, ndaj dhe revitalizimi urban dhe shoqëror i tij do të ndikon në krijimin e kushteve optimale për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal në të gjithë Qendrën Historike të Prizrenit”, ka thënë ministri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …