Komuna e Rahovecit ka vazhduar aksionin e largimit të mbeturinave

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Rahovecit Përparim Krasniqi, u ka bërë thirrje për mobilizim në aksione të pastrimit, Policisë së Kosovës, Inspektoratit Komunal, Bizneseve, OJQ-ve, Mediave të ndryshme online, njerëzve të vullnetit të mirë, ambientalistëve dhe qytetarëve të ndryshëm, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit. Aksioni i pastrimit të ambientit u vazhdua edhe në rrugën Rahovec, Drenoc, Senoc, Pastasel dhe në rrugicat e lagjeve të këtyre fshatrave. Këtij aksioni ju bashkuan vullnetarët dhe nxënësit e tri fshatrave, Drenoc dhe Senoc, nxënësit e Shfmu “Vëllezërit Frashëri” dhe nxënësit e Shfmu “Milaim Krasniqi” nga fshati Pastasel. Aksionet e tjera do të vazhdojnë edhe më tutje, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve që kanë karshi mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …