Në Deçan u mbajt testi i vlerësimit për shkallën e pestë të kurrikulës, për klasat e XI-ta

Me organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Deçan, në bashkëpunim më drejtorët e shkollave në Gjimnazin ,,Vëllezërit  Frashëri’’ në Deçan dhe SHMTP ,,Tafil Kasumaj’’, u mbajt testi i vlerësimit për shkallën e pestë të kurrikulës, për klasat e XI-ta. Zyrtar nga DKA, kanë vizituar shkollat në të cilat është mbajt ky test dhe vlerësuan lartë  gatishmërinë e Drejtorëve për bashkëpunim në organizim dhe mbajtje të këtij testi për herë të parë në nivel shkolle (komune). Ky test përdorët për vlerësimin e brendshëm të shkollës, duke pa të arriturat e nxënësve gjatë vitit shkollor në disa prej lëndëve mësimore, testi është përgatitur nga MASHT.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …