“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 50 familje në prag të Bajramit të Madh

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, i kanë ndihmuar 50 familje në nevojë, në prag të festës së Bajramit të Madh, me qëllim që edhe këto familje të kenë mundësi të presin festën e Bajramit, si të gjitha familjet tjera. Këto ndihma, shoqata i ka shpërndarë përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Malishevë. Këto familje janë ndihmuar me pako të kompletuar ushqimore, të mjaftueshme për një familje, ndërsa transportin e ka bërë Shpejtim Thaçi, nga fshati Shkarashnik, kurse shpërndarjen e këtyre ndihmave e ka bërë sektori i mirëqenies sociale, në drejtorinë përkatëse në Komunën e Malishevës. Familjet e ndihmuara, janë ato familje të cilat kanë më së shumti nevojë, në bazë të të dhënave që i ka sektori i mirëqenies sociale.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …