Rreth 27 mijë nxënës të klasave të nënta në tërë Kosovën sot i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

Rreth 27 mijë nxënës të klasave të nënta në tërë Kosovën sot i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

Rreth 27 mijë nxënës të klasave të nënta në tërë Kosovën do t’i nënshtrohen sot Testit të Arritshmërisë. Testi do të mbahet në 110 qendra të testimit, ku edhe këtë vit si vitet e mëparshme nuk do të ketë kriter të kalimit por pikët e arritura do të përdoren për regjistrim në shkollat e mesme. Testi do të ketë 100 pyetje nga lëndët si gjuha shqipe, gjuha angleze, matematika, pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore. E për të parë mbarëvajtjen e këtij testi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë nxënësit e klasave të nënta, në ambientet e gjimnazit “Skenderbeu” në Kaçanik. Testimi i nxënësve do të fillojë në orën 10 dhe do të zgjasë deri në orën 13, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet me 10 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …