Komuna e Vitisë shënoi 5 Qershorin- Ditën Botërore të Mjedisit

Nën organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dje në Viti është shënuar 5 Qershori- Dita Botërore e Mjedisit. Me këtë rast në shëtitoren Viti-Binçë që është për skaj të lumit “Morava e Binçës” të rinjtë vitias nën hijen e drunjëve të kësaj shëtitore kanë zhvilluar një koloni artistike ku kanë bërë piktura me motive që ndërlidhën kryesisht me Mjedisin. Të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet i ka vizituar edhe Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Përndryshe 5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …