U ndanë edhe pjesa tjetër e rezervuarve, bimëve mjekuese aromatike dhe fidanëve të dredhëzës për fermerët vitias

Në vazhdën e projektit të përbashkët mes Caritasit zviceran dhe Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Vitisë, ka vazhduar realizimi i pjesës tjetër të këtij projekti, me ndarjen e rezervuarve të ujit, bimëve mjekuese aromatike dhe fidanëve të dredhëzës për fermerët e komunës së Vitisë. Përfitues të këtij donacioni ishin shtatë fermerë, të cilët kanë përfituar mbjelljen e këtyre bimëve në sipërfaqe prej 10 ari. Arton Elezi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka falënderuar Caritasin zviceran për gjithë bashkëpunimin që kanë pasur me Drejtorinë e tij. Aika njoftuar gjithashtu se janë 3 përfitues të bimëve mjekuese aromatike dhe 4 të fidanëve të dredhëzës. “Ky donacion është si pako e grantit në të cilën përfshihen edhe sistemi i ujitjes pikë pikë, rezervuar të ujit, foli e zezë, spërkatëse shpine, plehra minerale dhe organike, si dhe material mbrojtës kundër sëmundjeve të ndryshme dhe dëmtuesve”, ka thënë Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …