Ka vazhduar aksioni i pastrimit të ambientit në fshatrat: Dejnë, Çifllak, Kramovik dhe Guri i Kuq

Aktivitetit për pastrimin e ambientit sipas planit Komunal të Pastrimit 2019 të komunës së Rahovecit, ka vazhduar edhe në fshatrat: Dejnë, Çifllak, Kramovik dhe Guri i Kuq. Këtij aksioni iu bashkuan edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave “Rudolf Walther” në Dejnë/Dobifol, “Rilindja” në Çifllak, “Mustafë Ibishi” në Kramovik dhe “31 Marsi” në Guri të Kuq”! Me këtë rast, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike të Rahovecit kanë falënderuar të gjithë vullnetarët, mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët pa përtesë i janë bashkuar këtyre aksioneve për të mbajtur ambientin dhe natyrën tonë sa më të pastërt!

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …