Përfunduan zgjedhjet në fshatrat Gajrak, Damanek, Qypevë dhe Bubël

Në kuadër të mbajtjes së zgjedhjeve në fshatrat e Komunës së Malishevës, janë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët në fshatrat Gajrak, Damanek, Qypevë dhe Bubël. Zgjedhjet organizohen dhe monitorohen nga Komisioni Komunal, i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës dhe mbahen sipas rregullores për zgjedhjet në fshatrat dhe vendbanimet.

Në Gajrak, kryetar i fshatit është rizgjedhur Ilir Gajraku, edhe në Damanek është rizgjedhur Ismet Krasniqi, e po ashtu edhe në Qypevë, është rizgjedhur kryetar i fshatit Naim Morina, në Bubël, kryetar është zgjedhur Ahmet Rrahmanaj.

Në këto katër fshatra, procesi i zgjedhjes së kryesive dhe kryetarëve, ka shkuar në rregull dhe pa probleme,  ndërsa sipas orarit të paraparë, zgjedhjet e radhës do të mbahen me 18 qershor në fshatrat në Panorc, Drenoc, Bellanic dhe Bardh.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtari Remzi Ibrahimi pajis shkollën “Safet Rexhepi” në Zhiti me teknologji të re

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën komunale të Arsimit, Arta …