leoni

Komuna e Vitisë dhe Caritas Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala kanë pritur në takim drejtorin Gjeneral të Caritas Kosova, z. Viktor Sopi. Me këtë rast Kryetari Haliti dhe z. Sopi kanë nënshkruar një marrëveshjen të bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve të përbashkëta në interes të përgatitjes dhe këshillimit të të rinjve të komunës së Vitisë, për tregun e punës. Bëhet me dije se ndër tjerash në kuadër të kësaj marrëveshje parashihet që të rinjtë e komunës së Vitisë nga mosha 15 deri 30 vjeç të ju ofrohen shërbime këshillimore dhe përgatitje profesionale për nevojat e tyre në tregun e punës dhe atë duke ju ofruar atyre edhe trajnime profesionale dhe akademike. Marrëveshja në fjalë parasheh edhe bashkëpunimin me bizneset e Komunës së Vitisë, lidhur me nevojat e bizneseve për kualifikimet e nevojshme profesionale në tregun e punës si dhe disa aktivitete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …