Gashi: Pas më shumë se 25 vjet pritje autorët së shpejti do të marrin çekun e parë për kompensimin e punës së tyre nga e drejta e autorit

Pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim vendimi për themelimin e komisionit për vlerësimin dhe propozimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur me të Drejtën e Autorit nga operatorët kabllor.

Ministri Gashi ka pohuar se për shfrytëzimin e çdo vepre të autorit ligji ka paraparë kompensim monetar, kur shfrytëzimi i veprave bëhet nga shumë përdorues dhe shfrytëzohen me mijëra vepra nga një shfrytëzues, ligji për të Drejtën e Autorit ka paraparë përcaktimin e tarifave të përgjithshme, pasi që është gati e pamundur të përcaktohet kompensim-tarifë për shfrytëzimin e çdo vepre. Tarifat është paraparë më ligj të përcaktohen me negociata, në mes të Shoqatave për Menaxhimin Kolektiv të drejtave të autorit dhe shfrytëzuesve të të drejtave, e nëse këto dështojnë palët duhet të shfrytëzojnë ndërmjetësimin, dhe vetëm kur dështon procesi i ndërmjetësimit atëherë ligji ka paraparë që tarifat i cakton Qeveria.

Ministri Gashi para kabinetit qeveritar tutje ka sqaruar se “procesi për caktimin e këtyre tarifave në fushën audio-vizuale, ka filluar në vitin 2013, negociatat në mes të shoqatës për menaxhimin e të drejtave të autorit në fushën e veprave audio-vizuale VAPIK dhe të përfaqësuesve të operatorëve kabllorë në vendin tonë, nuk kanë sjellë marrëveshje në mes të palëve të përfshira në proces dhe duke marr në konsideratë që faza e ndërmjetësimit e paraparë me ligj ka përfunduar pa u shfrytëzuar nga ana e palëve, jemi të obliguar të veprojmë konform kërkesë së Shoqatës së Menaxhimit Kolektiv VAPIK, që tarifat e përgjithshme të përcaktohen nga ana e Qeverisë së Kosovës”.

Gjithashtu, ministri Gashi tha se “në këtë aspekt propozoj që të themelohet Komisioni i cili do të shqyrtoj kërkesën e VAPIK dhe që do të merr parasysh qëndrimet e operatorëve kabllorë, komisioni pasi të dëgjojë palët dhe të shqyrtoj kërkesat e tyre, me ndihmën e ekspertëve, në pajtim me Ligjin për të Drejtën e Autorit të vendit tonë dhe me praktikat me të mira të rajonale dhe ato Evropiane të propozoj tarifat për aprovim nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …