Filluan punimet në rrugën Bibaj – Driton Islami në Ferizaj

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e punimeve në  rrugën Bibaj (Kyçja R6) – Driton Islami (N2) në Ferizaj.

Ministri Lekaj tha se është i përkushtur që të investojë në Ferizaj dhe komunat tjera, sepse ato janë baza e zhvillimit të vendit dhe këto projekte mundësojnë lëvizje më të lirë të mallrave dhe njerëzve, duke ndihmuar zhvillimin e bizneseve, nëpërmjet lidhjes me autostradë. Ai shtoi se edhe ky projekt i sotëm është dëshmi e vendosmërisë dhe diaksterit që ai drejton që Ferizaj të marrë pamje tjetër sa i përket infrastrukturës rrugore.

Ky projekt është financim i Ministrisë së Infrastrukturës me vlerë prej 1 milon e 325 mijë euro, dhe ka gjatësi prej 2.2 kilometra. Në kuadër të saj, do të asfaltohen edhe 7 rrugica tjera që lidhen me këtë rrugë. Krahas rrugës, do të punohet edhe në kanalizimin përgjatë këtij aksi rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …