Dr. Sylë Ukshini: Kosova dhe Shqipëria kanë dhe do të kenë një udhëtim të përbashkët

Pavarësisht se Kosova e Shqipëria nuk marrin pjesë në Samitin e Sarajevës, atje shkon kryetari i kontestuar, Ilir Meta

Pavarësisht se Kosova e Shqipëria nuk marrin pjesë në Samitin e Sarajevës, atje po qëndron kryetari i kontestuar Ilir Meta. Ai  do të marrë pjesë edhe në takimin në nivel kryetarësh në Jahorinë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një këshilltar i Metës për rajon dhe diasporë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria, në shenjë solidariteti me Kosovën, e ka anuluar pjesëmarrjen në samit, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të organizatorit me Kosovën. Edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht “gatishmërisë dhe vullnetit” për të marrë pjesë në samit, ai ka vendosur të mos shkojë në Sarajevë, sepse, trajtimi dhe deklaratat nga Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës nuk janë në favor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave dhe parimeve të BE-së, ka theksuar kryetari Hashim Thaçi. Meta shkon në Sarajevë me qëllim për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …