Ka filluar projekti trevjeçar “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë

Ka filluar projekti trevjeçar “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë”

Ka filluar projekti “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë”, projekt ky trevjeçar që ka për qëllim ta ngrit sistemin e arsimit të lartë në Kosovë në nivel të standardeve ndërkombëtare. Pjesë e këtij përurimi të projektit ishte dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, i cili tha se ky është projekti i dytë që po lanësohet këtë vit dhe do të shërbejë në ngritjen e cilësisë në arsim. “Ky projekt është një përgatitje direkte që do të shërbejë në ngritjen e cilësisë në arsim. Ky projekt është i dizajnuar ashtu që do të mbështet Agjencionin Kosovar të Akreditimit dhe Universiteteve të tjera”, tha ministri Bytyqi. Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Austrisë, Gernt Pfander tha se ky projekt do t’i shërbejë më së shumti ngritjes së cilësisë së arsimit dhe synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI kërkon zgjedhjen e presidentit para 4 tetorit, paralajmëron paqartësi kushtetuese

Instituti Demokratik i Kosovës u ka bërë thirrje partive parlamentare që të intensifikojnë përpjekjet për …