PROTESTË POPULLORE NË JUNIK

Të nderuar qytetarë të Komunës së Junikut dhe më gjërë, Komuna e Junikut në bashkëpunim me Shoqërinë Civile, Organizatat e dala nga Lufta dhe Bizneset Lokale organizon Protestë Gjithëpopullore me datë 19.07.2019 (ditë e premte), në ora 10:00, në mbrojtje të Lumit Erenik. Protesta organizohet kundër vendimeve dhe veprimeve të paligjshme të Komunës së Gjakovës, KRU Gjakova dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për marrjen e Lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhës natyrale të tij. Nisja në mënyrë të organizuar bëhet nga qendra e Junikut, protesta do të mbahet në lokacionin ku po zhvillohen punimet. Ftoheni të merrni pjesë në mënyrë masovike në mbrojtje të së drejtës ligjore dhe natyrore.​

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet tryeza e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL Kosova

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Ali Morina, i shoqëruar nga …