Reeker: SHBA-ja është e gatshme që të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi pasi palët t'i kthehen këtij procesi

Reeker: SHBA-ja është e gatshme që të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi pasi palët t’i kthehen këtij procesi

SHBA-ja është e gatshme që të përfshihet në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, por këtë s’e bënë dot derisa palët të mos vendosin t’i kthehen të njëjtit, ka thënë ushtruesi i detyrës të zëvendësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë, Philip T. Reeker. Ai për Zërin e Amerikës ka thënë që për rolin potencialisht më të fuqishëm të SHBA-së në procesin e dialogut së fundi bisedoi edhe me njeriun e parë të Departamentit të Shtetit. Reeker shtoi se fazat e hershme të dialogut në Bruksel vërtet kanë bërë dallimin në raportet mes dy vendeve duke ndikuar në zbutjen e tensionit në rajon. Aktualisht zyrtari më i lartë në DASH që merret me Ballkan ka thënë se beson që tek të dyja palët ekziston vullneti që të gjindet zgjidhje për dialog. Ai inkurajoi Kosovën e Serbinë t’u kthehen negociatave duke premtuar mbështetjen e plotë të SHBA-së, tha ai para Këshillit të Atlantikut në Uashington.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …