Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Melsi Labi kërkon ndryshimin e strukturës së Muzeut Historik Kombëtar

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, gjatë prezantimit të analizës vjetore për vitin 2015 për mediet ndali edhe në disa propozime, që kanë në qendër ndryshimin e strukturës së Muzeut Historik Kombëtar. Sipas tij, do MHK do ta quajnë Muzeu Arkeologjik Kombëtar dhe historinë “do ta shpërndajnë”; atë të Terrorit Komunist te Shtëpia e Gjetheve, historinë e Partisë Komuniste te shtëpia ku është formuar Partia Komuniste, historinë e periudhës së Mbretit Zog te ndonjë nga ambientet e vilave apo pronave të kthyera princit Leka etj. Teksa numëron disa nga realizimet e vitit të kaluar në pavijone të ndryshme në MHK, bën sërish thirrje që të ardhurat e biletave të përdoren për investime brendapërbrenda Muzeut, me dëshirën e rifreskimit, riparimit dhe rivënies në funksion të të gjitha hapësirave, që prodhojnë të ardhura.

( Valeri Dedaj, Shekulli)

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …