LËSHOHET NË FUNKSION RRUGA NDIHMËSE NË HYRJE TË PRISHTINËS NGA ANA E VETERNIKUT

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga nesër (24.07.2019) prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”. MIT kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrësve që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Deçanit mbajti seancë solemne për nder të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Sot, në Seancën Solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit u shënua me krenari dhe dinjitet …