Ka përfunduar intervistimi në Hagë ndaj ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj

Ka përfunduar intervistimi në Hagë ndaj ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj

Ka përfunduar intervistimi ndaj ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, në Hagë. Pas intervistimit ai ka folur për media dhe ka thënë se në Hagë ishte si qytetar i thjeshtë, e jo si zyrtarë i lartë i shtetit të Kosovës. Kryeministri në detyrë ka thënë se është e rëndësishme të vazhdojë dialogu dhe të arrihet marrëveshje me Serbinë, por e cila duhet të përfshinë njohje të ndërsjellë. “Jemi për dialog pa dyshim. Jemi për marrëveshje me Serbinë, jemi për njohje dhe formula e vetme është njohja”, tha Haradianj. Ai ka thënë se për momentin prokuroria nuk ka paraqitur ndonjë obligim tjetër për gjykatën andaj është i gatshme për bashkëpunim. “Nuk kam dashur ta vi si kryeministër këtu, sot, kam ardhur si Ramush Haradinaj”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …