Fillon realizimi i projektit rrugor që lidhë komunat Skenderaj – Klinë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë marrë pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit që shënon fillimin e realizimit të punimeve të projektit rrugor, që lidhë dy komunat, Skenderaj dhe Klinë, përkatësisht fshatrat Açarevë – Siqevë, të një gjatësie prej 7.8 kilometra. Rruga që nisi të asfaltohet meriton të ketë kujdesin dhe trajtimin, duke qenë se është pjesë e pandashme e historisë sonë të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që trimat e saj e kishin shfrytëzuar mjaft shumë gjatë kohës së luftës. Duke shkurtuar distancën e komunave dhe fshatrave, asfaltimi i rrugës do të krijojë lehtësira të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …