Ka filluar meremetimi i QMF-së në Kijevë

 

Falë një donacioni nga organizata zvicerane AQH, këto ditë ka filluar meremetimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë. Meremetimin e kësaj QMF-je, e kanë parë nga afër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti, të cilët edhe janë njoftuar nga afër me të gjitha punimet që janë duke u bërë. “Këtu është duke u bërë një punë e mirë, pasi është duke u bërë meremetimi, pothuajse i tërësishëm i objektit, si dhe është duke u vendosur edhe ngrohja, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime më të mira shëndetësore”, tha kryetari Begaj, i cili kërkoj nga punëkryesi që të mos ketë vonesa në realizimin e projektit. Kryetari Begaj dhe drejtori Hoti, edhe njëherë e kanë falënderuar organizatën zvicerane, AQH, për këtë donacion me rëndësi. Shërbimet shëndetësore, që janë ofruar në këtë QMF, përkohësisht janë bartur në QMF në Llazicë, deri në përfundimin e meremetimit të tërësishëm të objektit, ka deklaruar drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …