Veseli: Karantina duhet të shërbejë edhe si periudhë reflektimi për ta vlerësuar e për t’u kujdesur më shumë për natyrën

Kadri Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, në letrën që ky i dyti i dërgoi sot për t’i kërkuar nëse ka propozim tjetër për mandatar të Qeverisë. Veseli ka publikuar një deklaratë, përmes së cilës njofton se nuk do të ketë mandatar të ri. Ai, po ashtu, njofton se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit e ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën e në të cilën do të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit. “Kam thënë dhe e përsëris: zgjedhjet janë te pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë, edhe tash, e në të ardhmen, i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar”, ka deklaruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Vjosa Osmani

Nga simbol uniteti në burim përçarjeje

Pozita e presidentit të Kosovës, që sipas Kushtetutës duhet të jetë simbol uniteti dhe përfaqësues …