Brickos

Rriten të hyrat në Komunën e Rahovecit

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit është e angazhuar në rritjen e të hyrave komunale, nga ky angazhim kjo drejtori ka arritur të mbledh në periudhën janar-qershor të vitit 2019 608,272 euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2018, ishin realizuar 517,226 euro. Komuna e Rahovecit ka arritur që të realizojë 51 për qind të të hyrave nga buxheti i planifikuar për këtë vit, kur dihet se kanë mbetur edhe gjashtë muaj tjerë deri te përfundimi i vitit fiskal. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, ka thënë se: ”Këto të hyra realizohen nga taksat komunale dhe të hyrat tatimore, siç është tatimi në pronë e taksat tjera. Sipas tij, vetëm nga të hyrat nga tatimi në pronë janë realizuar 244,490 euro. ”Kjo periudhë njihet si periudha më e mirë e inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë. Kjo rritje e të hyrave në komunën e Rahovecit, është rezultat i përkushtimit të qeverisë komunale, e kryetarit dhe të gjithë drejtorëve dhe stafit të Drejtorisë së Financave”, ka thënë drejtori  Limani. Po ashtu ky rezultat i arritur është edhe falë tatimpaguesve të cilët kryejnë obligimet e tyre me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …