Borrell e konfirmon se ka propozuar Miroslav Lajçakut, si përfaqësues special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

Shtetet e BE-së emëruan zyrtarisht, z. Josep Borrel shef të BE-së për Politika të Jashtme, në vend të F. Mogherinit

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian emëruan zyrtarisht spanjollin,  Josep Borrel shef të BE-së për Punë të Jashtme, në vend të  Federica Mogherinit. Konfirmimi vjen nga një zëdhënës i Brukselit. Ai do të nisë punën në nëntor, nëse kandidatura e tij do të aprovohet edhe nga Parlamenti Europian. Emërimi i spanjollit erdhi pas zgjedhjes së zonjës, Ursula der Lejen në drejtim të Komisionit Europian. Socialisti Borrell është aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës, ndërsa një mandat ka qenë  edhe president i Parlamentit Europian. 72 vjeçari, Borrel pritet të marrë në duar drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe një sërë procesesh të tjera të papërfunduara nga Mogherini.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe Evropa udhëtojnë për protestën mbarëkombëtare në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe vendet e tjera të Evropës kanë udhëtuar për të marrë …