Aeroporti “Adem Jashari”

MTI i bën thirrje konsorciumit “Limak”, të respektojë ligjet e Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e aeroportit “Adem Jashari”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka pranuar me shqetësim paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ për fillimin e protestave. Kjo ministri u bën thirrje drejtuesve të sindikatës dhe atyre të aeroportit që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të pakënaqur. MIT me në krye ministrin Pal Lekaj, i bën thirrje konsorciumit “Limak”, që të respektojë me përpikëri ligjet e Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e aeroportit “Adem Jashari”. Ndryshe, punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për shkak të kushteve jo të mira të punës, kanë paralajmëruar grevë një orësh për datën 8 gusht, ndërsa në rast të mos zgjidhjes së kërkesave, ata nuk përjashtojnë edhe  mbajtjen e protestave.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …