Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës bënë të ditur se me 19, 20 dhe 21 gusht do të hynë në grevë

Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës bënë të ditur se me 19, 20 dhe 21 gusht do të hynë në grevë

Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit përmes një komunikate për media bën të ditur se do të hyjë në grevë një orëshe më 19 gusht, derisa më 20 gusht greva do të jetë dy orë, kurse më 21 do të kenë grevë gjithëditore. Deri te ky vendim Sindikata thotë se ka ardhur pas dështimit për të gjetur një zgjidhje me menaxhmentin e Aeroportit. Tutje Sindikata shton se punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes delegatëve të tyre të shkojnë në grevë, siç kishin paralajmëruar në protestën paqësore të mbajtur më 8 gusht. Konfirmohet se në këtë grevë do të marrin pjesë të gjithë punëtorët e shërbimeve që nuk janë të rëndësisë jetike. Sindikata me këtë rast u kërkon falje bashkëatdhetarëve për këto zhvillime.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …