Kryetari Ramosaj, priti në takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim

Kryetari i Komunë së Deçanit Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtorë, priti në takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim (Regional Command West) e KFOR-it Daniel Pisani. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më çështjen e sigurisë në komunën e Deçanit, për bashkëpunimin mes Institucionit Komunal dhe KFOR-it, bashkëpunim i cili nuk ka munguar asnjëherë si dhe zhvillimin e projekteve, tani dhe në të ardhmen mes komunës së Deçanit dhe KFOR-it. Në vazhdimësi kemi ruajtur miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjelle qoftë në sferën e sigurisë po ashtu dhe realizim të projekteve të përbashkëta dhe shpresojmë se edhe në vazhdimësi do ta ruajmë dhe rrisim këtë bashkëpunim duke  realizuar edhe projekte të tjera në të mirë të qytetarëve të Komunë së Deçanit u tha gjatë këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …