Më 20 nëntor 2019 promovohet libri monografik “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999” të autorëve Nusret Pllana e Hanëmshahe Ilazi

Më 20 nëntor 2019 promovohet libri monografik “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999” të autorëve Nusret Pllana e Hanëmshahe Ilazi

Njoftohën familjet e fëmijëve martirë të Kosovës se në shënjë falënderimi të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe në shënjë respekti e falënderimi për ndihmën dhe përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare, e në veçanti të NATO-s – në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përgadisim në gjuhën angleze botimin e një libri – monografi “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999” që ka të bëjë me vrasjen dhe masakrimin nga barbaria serbe të më shumë se 1390 fëmijëve tanë, në preiudhën e viteve 1981 – 1999, libër ky që do të promovohet në disa qendra evropiane e botërore më 20 nëntor 2019 në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve. Që libri të jetë sa më i kompletuar, ju bëjmë thirrje të gjithë familjarëve të fëmijëve të vrarë, më së largu deri më 30 shtator 2019, të sigurojnë nga një fotoportret të fëmiut të tyre martir, thuhet në njoftimin e bashkëautorëve të librit Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fahrush Azemi: Në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, do të zbulohet Memoriali i Atdhetarit Nazim Azemi

Me 5 maj 2024, në orën 14:00, në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, do …