U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e 8 të e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë  pjesë nënkryetari Fatmir Iska, anëtarët e kuvendit komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë kësaj mbledhje nga kuvendarët janë aprovuar këto vendime: Vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik, Vendimi për nismën e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar për binjakëzimin midis Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Frascineto dhe Vendimi për nismën e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar për binjakëzim midis Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Civita. Në këtë mbledhje është aprovuar propozimi i Kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimi i Rregullores për Taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Kuvendarët kanë aprovuar Rregulloren Komunale për Transparencë Komunale Nr.03/2019. Gjithashtu në këtë mbledhje nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi është dhënë një Informatë mbi implementimin e Planit për investime në hapësirat e hapura publike në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …