LANSIMI I PROGRAMIT „VIZITAT NË SHTËPI PËR KUJDESIN PËR NËNA DHE FËMIJË“

Komuna e Junikut, Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me përkrahje të Zyres së UNICEF-it në Kosovë si dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, ka lansuar programin Vizitat në shtëpi për kujdesin për nëna dhe fëmijë.

Vizita në shtëpi për kujdesin për nëna dhe fëmijë janë në përputhje me prioritetet strategjike për të ofruar qasje për të gjithë dhe për të mbrojtur dhe përmirësuar gjendjen shëndetësore të nënës dhe fëmijës, përmirësuar mirëqenien e tyre e posaqërisht të grupeve më të varfëra dhe ato të cenueshme.

Vizitat do të zbatohen nga profesionistët shëndetësor të qendres kryesore të mjekësisë familjare në komunë të Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …