Kryetari Haliti ndanë donacion boksierës vitiase, Djellza Ahmeti

Djellza Ameti, boksere nga Sllatina e Vitisë, është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili në shenjë mbështetje i ndau asaj një donacion me pajisje të posaçme për stërvitjet në sportin e boksit. Donacioni i cili ju është dorëzuar asaj nga Kryetari Haliti përfshinë: një thesë boksi, dorëza boksi si dhe veshje sportive. Me këtë rast Kryetari Halit theksoi se Komuna e Vitisë po mbështet vazhdimisht talentet e saj në të gjitha disiplinat. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë ndihet krenare me punën e palodhshme dhe me sukseset me të cilët po arrijnë sportistët vitias në të gjitha disiplinat sportive dhe për këtë arsyje theksoi se është obligim moral i institucioneve komunale që të i mbështesin ata.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …