Ka ndërruar jetë ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nijazi Uruqi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi përmes një postimi. “Pikëllues lajmi për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi. Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe. Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)
Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur premiera e filmit dokumentar, …