Ministri Gashi priti drejtorin ekzekutiv i Frost Velly YMCA, Jerry Huncosky

Ministri Kujtim Gashi ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv te YMCA Jerry Huncosky, me të cilin bisedoi për zbatimin e projektit të ndërtimit të qendrës rinore në fshatin Pjetershan të Gjakovës, projekt ky i financuar nga MKRS. Drejtori Huncosky u shpreh se ndjehet tepër i lumtur për vizitën e tij në Kosovë dhe se ka kënaqësinë e veçantë që ndërtimi i kampit rinor po ecën sipas dinamikës së paraparë. Huncosky u shpreh në emër të YMCA-së se janë të kënaqur tej mase me bashkëpunimin me MKRS-në. Ai falënderoi ministrin Gashi për gatishmërinë dhe seriozitetin e treguar në kuadër të këtij bashkëpunimi dhe konfirmoi mbështetjen e YMCA e SHBA-së për rininë më Kosovë edhe për vitet në vijim. Ndërsa Ministri Gashi, e informoi në hollësi përfaqësuesin amerikan për projektin në Pjetërshan. Ministri theksoi se ndërtimi i kampit rinor do jetë një mundësi e mirë për zbatimin e programeve rinore. Ministri Gashi e ka njoftuar edhe me politikat dhe vendimet e marra nga ana e MKRS-së në të mirë të rinisë. Ai veçoi themelimin për fondin për rininë si dhe potencoi se buxheti për rininë ka pasur një rritje të konsiderueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …