Vjosa Osmani: Lirinë e Kosovës e kemi në gjakun e viktimave ( jo të luftës së UÇK-së)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, ka thënë në Kompleksin përkujtimor në Reçak se liria e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e viktimave që humbën jetën gjatë masakrës së 20 viteve më parë në këtë fshat. “Nëse sot ne e kemi lirinë, e kemi pikërisht për shkak të këtyre viktimave civile, pikërisht për shkak të sakrificës së këtyre familjeve të cilët humbën më të dashurit e tyre në mënyrë që ne sot ta gëzojmë këtë ditë. Unë isha duke biseduar me disa prej familjeve dhe sot po e shihni që edhe shteti nuk i ka nderuar këto viktima sa duhet, duke e lënë projektin e këtij vendi përkujtimor në gjysmë”, ka thënë Osmani. “Duhet ta themi kudo që Kosova ka qenë viktimë e një regjimi gjenocidal dhe duhet të flasim çdo ditë për viktimat civile për njerëzit tanë që i humbëm. Ajo nuk foli as i nderoi dëshmorët e Reçakut, të cilët kishin rënë në mbrojtje të popullatës dhe shumica syresh ishin familjarë të të masakruarve.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …