Komuna e Skenderajt radhitet në vendin e parë për një ambient më të pastër

Komuna e Skenderajt është radhitur si komuna më aktive për një ambient më të pastër në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”. Këtë vlerësim e ka bërë organizata “let’s do it Kosova”. Për këtë ka shkruar edhe kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në llogarinë e tij në facebook duke theksuar:

”Ne jemi të parët!

Skenderaj, është radhitur në vendin e parë, si komuna më aktive për një ambient më të pastër në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës” me 21 shtator. Angazhimi ynë për një ambient më të pastër tash e një kohë të gjatë, ishte serioz duke bërë punë konkrete në këtë drejtim. Faleminderit organizatës “Let’s do it Kosova” për vlerësimin e bërë! Faleminderit të gjithë atyre që iu bashkuan thirrjes për një ambient më të pastër!”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Shqiponja e Dushkajës qëndron si simbol i pathyeshmërisë dhe dashurisë për atdhe

Në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë e Gjakovës, u shënua të shtunën 26-vjetori i çlirimit nga forcat …