Juniku miraton buxhetin për vitin 2020

Komuna e Junikut mbajti mbledhjen e radhës së kuvendit, ku ndër pikat me interes të veçantë ishte Shqyrtimi dhe Miratimi Buxhetor për vitin 2020 dhe Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2020-2022. Me vota unanime dhe kuorum u miratua Buxheti për vitin 2020, planifikimi i të cilit ka në fokus shërbimet cilësore, qasjen e mirë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik për qytetarët e Junikut. Është në traditën e Junikasëve që në vendime të mëdha të jenë të bashkuar, ashtu dhe të gjithë këshilltarët e katër subjekteve politike në kuvend vazhduan kulturën dhe traditën duke votuar buxhetin komunal me besim unanim. Kryetari Kuçi falënderoj të gjithë këshilltarët komunal për punën e mirë!

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …