Në Viti u shënua Dita Botërore e të moshuarve

Në Viti u shënua Dita Botërore e të moshuarve. Në kuadër të kësaj dite është vizituar ambienti ku bëjnë qëndrim ditorë të moshuarit vitias dhe me këtë rast iu është bërë matja e tensionit arterial, glikemia, si dhe u janë dhënë këshilla si të mbrohen nga ushqimi e të merren me aktivitete fizike etj. Po ashtu është bërë edhe shpërndarja e fletushkave me këshilla për sëmundje kronike. Sipas dr.Vjollca Kadolli- Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, aktivitete të tilla po shënohen me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për sëmundje të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …