Kryetari Jashari takoi klubin e motoristëve të veteranëve të UÇK-së

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë takuar motoklubin e veteranëve të luftës së UÇK-së, ku pastaj kanë bërë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz. Kryetari Jashari në llogarinë e tij në facebook ka shkruar: “Kënaqësi të takoja klubin e motoristëve të veteranëve të UÇK-së, me të cilat bashkëbiseduam për klubin e tyre të sapo formuar nga veteranë të luftës së UÇK-së, ku në logon e këtij klubi është fotoja e Komandanti Legjendar Adem Jashari. Pastaj së bashku me ta bëmë nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në fund shkëmbyem edhe dhurata me motoklubin veteranët e UÇK-së.”

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e dytë për vitin 2024

Në sallën e kuvendit, me fillim në ora 10:00, Komiteti për Persona me Aftësi të …