Ka filluar ndërtimi i urës në rrugën e “UÇK-së”, në fshatin Marali

Këto ditë ka filluar ndërtimi i urës në rrugën e “UÇK-së” (rruga Dragobil-Dobërdelan), në fshatin Marali, pasi rruga ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të këtij viti. Ndërtimin e urës në Marali, e ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ku është njoftuar me ecurinë e ndërtimit të urës. “Gjatë vërshimeve të këtij viti, kemi pasur shumë dëme në rrugë dhe ura, përfshi edhe këtë pjesë të rrugës në fshatin Marali dhe rrjedhimisht është rrezikuar edhe qarkullimi në këtë rrugë, e cila lidhë shumë fshatra në këtë pjesë”, tha Berisha. “Punimet janë duke shkuar sipas planifikimit dhe shumë shpejt kjo urë do të ndërtohet dhe rruga do të jetë e sigurt për qarkullim”, deklaroi nënkryetari Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …