Kanë filluar punimet në projektin, zgjerimi i rrugës Rezallë – Likoc.

Kanë filluar punimet në projektin, zgjerimi i rrugës Rezallë – Likoc. Për të parë nga afër fillimin e punimeve në këtë projekt, kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, gjenerali Ilaz Dërguti, Ahmet Zabeli, asambleisti Sami Aruçi si dhe inxhinierë e profesionistë. Ky projekt është mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese, sepse me përfundimin e projektit për zgjerimin e rrugës Rezallë – Likoc, do të përmirësohet infrastruktura rrugore në këtë pjesë. Kryetari Jashari, ka theksuar: “Lajm i mirë për banorët e bashkësisë lokale të Rezallës dhe Likocit. Filluan punimet në zgjerimin e rrugës Rezallë – Likoc, ku së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, gjeneralin Ilaz Dërguti, Ahmet Zabeli, asambleistin Sami Aruçi dhe bashkëpunëtorë morëm pjesë në përurimin e zgjerimit të kësaj rruge. Jemi të përkushtuar që t’i shtriejmë investimet në çdo pjesë, aty ku qytetarët kërkojnë, në mënyrë që të kemi një infrastrukturë më të zhvilluar.”

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …