Janë asfaltuar segmentet e rrugëve në fshatin Klinë të Skenderajt

Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Klinë të komunës së Skenderajt, ku për të parë nga afër punimet ka dalë edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari me bashkëpunëtorë, i cili ka uruar banorët e kësaj pjese për rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Ndër të tjera kryetari Jashari ka theksuar:

“Kësaj radhe ishim në fshatin Klinë, për të parë nga afër fillimin e asfaltimit të segmenteve të rrugëve. Do të jemi çdo ditë pranë qytetarëve, për të punuar së bashku.

Urime banorëve të kësaj pjese për rregullimin e infrastrukturës rrugore”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …